Video Meta-Prifti, Monika Kryemadhi flet mbi debatet
03/02/2012 Bashkëshortja e Metës: Prokuroria vendosi standard të shëmtuar për rastin “Meta”
Videot, Kryemadhi mohon akuzat për afera korruptive
Bashkëshortja e kreut të LSI-së, Monika Kryemadhi, ka mohuar akuzat për përfshirjen e saj në afera korruptive, siç pretendohet nga deputeti Dritan Prifti, të shoqëruara këto edhe me video. Gjatë një interviste në televizionin “Planet” në emisionin “Intervista” të gazetarit Roland Qafoku, ajo u deklarua e gatshme për t’u përballur me drejtësinë për këtë çështje. “Për mua gjatë kësaj kohe çfarë nuk është thënë. Madje edhe se kam qenë shumë sëmurë, për vdekje. Nuk më shqetëson fare se çfarë thonë, le t’i çojnë në Prokurori, ku të duan ato video”, - tha ajo. E pyetur për çështjen që mbajti të gozhduar vëmendjen e publikut për një vit me radhë, akuzat për përfshirjen e bashkëshortit të saj, Ilir Meta, në afera korruptive, ajo tha se më shumë nga fëmijët këtë çështje e kishte përjetuar vajza e madhe. “Ishte një ëndërr shumë e keqe, që kaloi. Tani do të shohim përpara”, - kjo ka qenë fjalia që Bora u kishte thënë prindërve të saj pas përfundimit të gjykimit, fjali për të cilën edhe vetë Kryemadhi ka rënë dakord. “Ne do të vazhdojmë jetën përpara”, - tha ajo, duke nënkuptuar se familja e saj nuk do të merret më gjatë me këtë çështje. Ndonëse nuk la jashtë kritikave punën e Prokurorisë gjatë këtij viti në çështjen “Meta”. “Gjatë kohës që kam qenë jashtë vëmendjes mediatike, ndër të tjera kam lexuar dosjen e Prokurorisë për Ilir Metën dhe kam kuptuar se ata që kontrollojnë persona të rëndësishëm janë të paaftë. Dhe për këtë sigurisht që është faji i politikës shqiptare”, - vijoi e shoqja e ish-zv.kryeministrit, duke shprehur qartë mosbesimin e saj ndaj organit të akuzës. Në këtë kuadër ajo përmendi dosjet në Prokurori të Edi Ramës, të cilat nuk janë marrë në shqyrtim nga Prokuroria. “Rama ka 24 dosje në Prokurori, kallëzime nga katër ministra, dhe ajo zonjë thotë që s’ka fakte”, - deklaroi Kryemadhi. Ajo foli në intervistë edhe për standardin shumë të mirë të vendosur nga Meta, duke kërkuar hetimin dhe çuarjen e çështjes deri fund, ndërsa e cilësoi standard të shëmtuar atë të vendosur prej prokurorisë shqiptare. “Gjykatat ndërkombëtare nuk i marrin në shqyrtim provat joorigjinale”, - deklaroi Kryemadhi. Duke iu kthyer zanafillës së publikimit të videos “Meta-Prifti”, ajo nuk veçoi në rrëfimin e saj ndonjë arsye konkrete që të kishte sjellë këtë hakmarrje të Priftit, i cili dhe e publikoi videon. “Nuk dua t’i kthehem kësaj çështjeje. Në politikë ndodh shpesh që disa futen në radhë, disa të tjerë dalin. Edhe me Ramën Meta ka pasur marrëdhënie disa vjet më parë, por tani janë bërë për të thënë ‘rahmet pastë!’”, - tha bashkëshortja e Metës. Në intervistën e saj Kryemadhi foli edhe për vizitën e Berishës dy ditë para vendimit të gjykatës, si dhe për mungesën e saj në politikë.
Vizita
Vizitë normale, si të gjitha vizitat që edhe kryeministrat e mëparshëm kanë zhvilluar me bashkëshortin e saj Ilir Meta, e ka cilësuar Kryemadhi darkën e shtruar në shtëpinë e saj për Kryeministrin Berisha. Ndërsa kohën e kësaj vizite, dy ditë para dhënies së vendimit të gjykatës, ajo e ka cilësuar koincidencë. “Sa isha unë prezente, mes Kryeministrit dhe Metës nuk u fol për çështjen në gjykatë, absolutisht jo. Diskutuam për fëmijët”, - tha ajo.
Kafe me Ina Ramën
Pavarësisht mosbesimit dhe “inatit” për një shqyrtim të padrejtë të çështjes “Meta” nga Prokuroria e Përgjithshme, Monika Kryemadhi deklaron se ka menduar të pijë një kafe me shefen e organit të akuzës Ina Rama. Por kjo, siç tha ajo, do të ndodhë vetëm pasi ajo të jetë një qytetarë e thjeshtë e Republikës së Shqipërisë. E pyetur mbi mesazhin që dëshironte t’i jepte kreut të institucionit të akuzës tani pasi mbaroi gjithçka, Monika Kryemadhi u përgjigj: “Sigurisht që fillimisht do t’i them se më vjen keq që u përdor nga politika. Kur prokurorja e përgjithshme të jetë e zhveshur nga detyra dhe nga ndikimet emocionale politike. Do të pi me të një kafe për t’i treguar asaj disa gjëra të cilat ajo nuk i di dhe që është mirë që t’i marrë vesh.”