E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalipi: Çdo vendim i Këshillit Bashkiak është nul

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, grupi i këshilltarëve të “Aleancës për të Ardhmen” doli me një deklaratë për shtyp, për evidentuar problemet që ata konstatuan gjatë zhvillimit të saj. “Në votimin e parë për ndryshimin e rendit të ditës është shkelur hapur neni 13 pika 4 e rregullores, që cakton se rendi i ditës përcaktohet jo më pak se 5 ditë para mbledhjes. Ju e patë që në mbledhje u futën disa vendime të konsideruara të rëndësishme, të pashqyrtuara nga këshilltarët të majtë apo të djathtë.

Së dyti, në votimin e rendit të ditës votuan 2 këshilltarë pa mandat, duke e kthyer këtë votim në një skandal të hapur në dhunim të ligjit dhe të rregullores. Dhe së treti, teksa këshilltarët e ‘Aleancës për të Ardhmen’ ishin tërhequr për diskutim në grup, brenda në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u votua me 27 vota, për mandatet e 2 anëtarëve, ndërkohë që këto mandate të jenë të vlefshme duhen votat e 28 anëtarëve të Këshillit Bashkiak”, - thuhet në deklaratë. Sipas këshilltarëve të majtë, kjo shkelje e ligjit bën që çdo vendim i djeshëm i Këshillit Bashkiak të jetë nul dhe i paligjshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›