E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarkullimi i makinave një ditë targat çift dhe një ditë teket

Qeveria pritet të marrë një inisiativë kundër ndotjes së ambjentit që kufizon lëvizjen e automjetëve në Tiranë. Sipas kësaj nisme në Tiranë një ditë do të lëvizon targat çift dhe një ditë targat tek. “Në kryeqytet duhet të bëhen matje, në rast se ka tejkalime duhet të bisedohet me autoritet vendore në mënyrë që të lëvizin me targa çift e targa teke dhe këtë po e bëjnë metropolet e të gjithë Evropës, sepse nuk mund kurrsesi të helmojmë njerëzit” tha kryeministri. Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë për ndotjen e ambjentit kryeministri tha se, Tirana ka nevojë për punë të mëdha për të krijuar një trafik tjetër dhe bashkia po merret me këtë, por emergjencës i përgjigjemi me emergjencë. “ǒdetyrim kanë dhjetëra e mijëra fëmijë të kryeqytetit të thithin blozën e skapamentove të veturave, jashtë të gjitha standardeve. Ndaj dhe ju lutem ta konsiderojmë këtë dhe çështjen e mjedisit, në çdo rast çështje emergjence, pra jo vetëm afatmesme dhe afatgjatë, por edhe emergjence” shtoi ai. Vec kësaj kryeministrui shtoi se duhet një kontroll më i rreptë i kimikateve që përdoren në bujqësi. Nga vetë përbërja e tyre ato përbëjnë një rrezik real në qoftë se tejkalohen dozat, por në shpërbërjen e tyre askush nuk mund ta parashikojë se çfarë nënproduktesh krijohen dhe që kërcënojnë rëndë jetën e njerëzve.”

Unë po pres nga ministria e mjedisit të gjitha ato sanksione të rrepta ligjore, të cilat prekin rrogën e qeveritarëve vendorë, të inspektorëve sigurisht, sepse ky lloj sistemi që vendosen gjoba dhe paguan arka e shtetit, do të ndryshohet. ǒdetyrim kanë banorët pse kryetari nuk kujdeset për shëndetin e tyre’ shtoi Berisha. Ndërsa nfga kontrolli që ka bërë inspektorati i Mjedisit në mbarë vendin, raportohet se janë larguar plotësisht nga vendndodhjet e tyre 317 grumbullime apo siç quhen në gjuhën e përditshme, varreza makinash; janë në procesin e largimit 77 të tjera, janë në afate dhe unë shpreh vlerësimin për ta. “Janë problematike vetëm 4 prej tyre dhe i garantoj se forca e ligjit do të veprojë dhe do të jenë në trajtim të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë”, - u shpreh kryeministri. Duke shprehur vlerësimin për qeveritë vendore, Kryeministri bëri thirrje që në axhendën e tyre të përditshme të vendosin si çështje të parë, çështjen e mjedisit, si një kusht themelor për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve. “Në radhë të parë, problemin e ndotjes dhe shmangien e saj duhet ta konsiderojmë si një detyrim madhor për ruajtjen e shëndetit të qytetarit në këtë vend”, - tha kryeministri. Duke sjellë si shembull qytetin e Korçës, për sa i përket mirëmbajtjes dhe pastërtisë së mjedisit, Kryeministri kërkoi që të ketë iniciativa mbarëkombëtare për pastrimin dhe ruajtjen e mjedisit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›