Dalja e Greqisë nga Eurozona nuk është tabu

Braktisja e Eurozonës nga ana e Greqisë nuk duhet të shihet si tabu, deklaroi të martën krye-ekonomisti i 'Deutsche Bank', Thomas Maer.
Maer tha për gazetën greke "Ethnos", ai paralajmëron se pas zgjedhjeve të vitit 2012 në Greqi ka rrezik që të vijë në pushtet një Qeveri që nuk do të dëshironte ose nuk do të mund t`i realizonte programet e lidhura me masat anti-krizë dhe më vonë t`i ndërprisnin ndihmat, ndërkohë që qytetarët grekë të fillonin të përdornin valutën e tyre.
Kjo valutë sipas tij, 'mund të quhet dhrahmi ose të ketë një emër tjetër'.