Festat e fundvitit, punonjësit e administratës në vështirësi

Punonjësit e administratës në vështirësi për festat e fundvitit. Sipas Entela Hysenllarit, presidente sindikatës së punonjësve të shërbimit civil të Administratës Shtetërore Shqiptare në një konferencë për shtyp deklaron se rroga e 13-të mbetet një problem më vete.
Ndërkohë që ende nuk është marrë shpërblimi i premtuar prej 9 mijë lekësh.
Një tjetër problem që u ngrit në këtë deklaratë është edhe pushimi i punonjësve të administratës përgjatë 2012-tës.
Sipas presidentes së sindikatës një tjetër shkelje e të drejtave të punonjësve të administratës është edhe pushimet për festa, të cilat nuk merren nëse bien ditën e dielë apo të shtunën.