Mbledhja e qeverise shtyhet afati i amnistise fiskale
Qeveria vendos të shtyjë afatin e amnistisë fiskale edhe tre muaj të tjerë. Ligji i cili është në fuqi deri në fund të dhjetorit 2011, do të jetë tashmë në fuqi deri në 31 mars 2012.
Shtyrja e afatit të këtij ligji bëhet për të gjitha kategoritë e të drejtave të parashikuara në ligjin e amnistisë fiskale për individë dhe biznese. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, këtu përfshihet shtyrja e afatit për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme të individëve si dhe e drejta e bizneseve për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore.
Nevoja për të ndryshuar afatin ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së fluksit të kërkesave të qytetarëve, veçanërisht gjatë muajit dhjetor.
Ashtu siç ishte parashikuar, qytetarët shtuan radhët e gjata për të përfituar nga ly ligj. Interesimi më i lartë u shënua për rivlerësimin e banesave pranë hipotekave, ku stafi i punonjësve nisi të punojë pa pushim. Në kushte të tilla dhe me kërkesë nga institucionet e përfshira në këtë proces, u mor edhe vendimi për shtyrjen e aftit me 3 muaj në mbledhjen e fundit të qeverisë për vitin 2011.