Kriza financiare, Fullani: Pas disa vitesh edhe në Shqipëri
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në një konferencë për shtyp tha se gjatë 2012-tës kriza e eurozonës pritet që të japë efektet e saj në ekonominë shqiptare.
Ai deklaroi se ndikimet e krizës ekonomike në rajon do të japin efekte edhe përgjatë vitit të ardhshëm duke ulur eksportet shqiptare dhe në një ngadalësim të rritjes ekonomike.
Ndërkohë që e përcaktoi sektorin privat si mjaft të rëndësishëm për ecurinë ekonomike .
Shqiptarët vazhdojnë që të tregohen të kursyer .Guvernatori i Bankës Qendrore deklaroi se ka pasur një ulje të konsumit dhe kjo ka ardhur si pasojë e tendencës së shqiptarëve për të mos shpenzuar.
Një lajm pozitiv përgjatë muajit që sapo lamë pas ishte ulja e inflacionit me 0.1 përqind duke kapur shifrën e 2.9 përqindshit.