E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dervishi Shtrenjtimi i ujit kusht rritja e cilesise

Qytetarët e Tiranës do të paguajnë më tepër para për ujin që pas vitit 2012. Enti Rregullator ka marrë vendimin pak ditë më parë, duke e shtrenjtuar çmimin e ujit me 27 për qind më tepër, me kushtin që të përmirësohet shërbimi. Sipas kryetarit të Entit Rregullator të Ujit, Avni Dervishi kërkesa e Ujësjellësit të Tiranës u mor në konsideratë me qëllim që ajo t’ju ofrojë klientëve ujë më cilësor.
Rritja e çmimit të ujit u bë nga Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë. Sipas argumentimeve të kësaj drejtorie, rritja është e nevojshme për realizimin e projekteve ne të ardhmen, ku përfshihet edhe projekti për vitin 2013, kur qytetarët e Tiranës do mund të heqin depozitat. Kërkesa e Ujësjellësit të Tiranës ishte për një rritje prej më tepër se 50 për qind, ndërsa ERU-së e miratoi rritje vetëm me 27 për qind.
Gjithashtu, ERU-ja ka miratuar rritjen e çmimit edhe për 14 shoqëri të tjera, ku përfshihet rritja për qytetin e Shkodrës, Durrësit e Lezha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›