E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalja e Greqisë nga euro nuk zgjidh problemet

Dalja e Greqisë nga eurozona nuk përfshihet në hipotezat e punës, pasi do të kishte rrjedhoja negative kolosale, ka theksuar presidenti i Eurogrupit, Jean Claude Juncker, në një intervistë për gazetën gjermane, Sudddeutche Zeitung.

Një dalje (e Greqisë) nga eurozona nuk përfshihet në hipotezat e punës… Përjashtim i i atij vendi nuk do ti zgjidhte problemet në zonën e euros. Përkundrazi. Imazhi i vendeve anëtare do të nxihej, do të kishte pasoja negative kolosale, theksoi Juncker.

Në të njëjtën kohë, kreu i eurogrupi nënvizoi se Athina do të duhet, para së gjithash, të përpiqet vetë për shpëtimin e saj. Nuk dua të nënvleftësoj problemet që krijoi Greqia. Greqia vazhdon të ketë detyrimin të paraqesë rezultate konkrete, shtoi.

Ndërkaq, Jean Claude Juncker kritikoi pa i emërtuar gjithë sa promovojnë pikëpamjen për daljen e Greqisë nga zona e euros, duke thënë se, ata që besojnë se do të zgjidhin problemet e eurozonës duke përjashtuar apo duke lënë Greqinë të dështojë, nuk janë vetëdijësuar për arsyet e krizës. (amna)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›