E Diel, 1 Nëntor 2026

Imuniteti,Topalli:Jo fjalë,6 gusht koha për votim

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka ftuar opozitën të votojë më 6 gusht për heqjen e imunitetit, duke treguar se vërtetë dëshiron shembjen e murit të korrupsionit dhe luftën e pandëshkueshmërisë.

Duke vlerësuar dëgjesën për ndryshimet kushtetuese për këtë cështje si më të rëndësishme dhe më pozitiven në gjithë këto vite, ajo ka theksuar se data 6 gusht është koha për të votuar.

6 gushti është momenti për të votuar, jo për të folur, jo për ta zgjatur më. Është momenti për të votuar ato ndryshime për të cilat ka filluar diskutimi prej 9 vitesh,. Nëse gjatë kësaj kohe nga opozita është folur për kulturën e pandëshkueshmërisë, ajo duhet ti qëndrojnë diskutimeve për këtë cështje. Kemi 9 vite që flasim, duhet të votojmë- tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›