Dalja nga kriza, Merkel: Greqia në rrugën e duhur

Gjatë një prononcimi për të përditshmen çeke, ''Noviny Lidove'', Merkel tha se "Greqia ka rrugë të gjatë për të bërë, por tashmë ajo është në rrugën e duhur. Parlamenti grek miratoi masa të ashpra, si ulje të pagave minimale, në mënyrë që Greqia të mund të konkurrojë me vendet fqinje si p.sh në fushën e turizmit. Bëhet fjalë për vendime politike shumë të vështira që i vlerësoj shumë. Këto vendime do të nxjerrin frytet e tyre me kalimin e kohës''.
Kancelarja gjermane nënvizoi se një dalje e mundshme e Greqisë nga eurozona do të kishte pasoja të rënda përfshirë këtu dhe efektin domino që mund të shkaktojë dyshime në vendet e tjera.
Merkel pritet të vizitojë çekinë me 3 prill, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit./Start/
2012-03-31 13:56