Përfundon afati i amnistisë fiskale për bizneset

Burime zyrtare të ministrisë së Financave sqaruan se “procesi për amnistinë fiskale, ndaj biznesit përfundon më datën 31 mars, dhe pas këtij afati do të zbatohen me rigorozitet masat e parashikuara në ligj për ushtrimin e kontrolleve dhe penaliteteve për detyrimet e prapambetura të biznesit ndaj administratës tatimore dhe doganore".
"Shtyrja që i është bërë amnistisë fiskale ka rezultuar i suksesshëm për sa i përket individëve, pasi ka pasur një numër të madh qytetarësh që kanë bërë rivlerësim të pasurisë së tyre të paluajtshme në tre muajt e parë të këtij viti", theksuan burimet.
Në ndryshim nga qytetarët, biznesi nuk paraqiti interesin e pritur për sa i përket faljes së borxheve tatimore e doganore./Start/
2012-03-31 14:47