Daljet më spektakulare në arenat sportive

Nga Fazli BERISHA
Ngjarjet sportive dinë të jenë shumë madhështore. Mirëpo, shumë disa nga sportistët kujdesen që gjatë hyrjes në arenë apo daljes në arenën sportive ta bëjnë në mënyrën që gjatë mbahet në mend. Në këtë shkrim do japim një përzgjedhje të shkurtër, të cilat publikun ose rivalin e kanë lënë pa frymë, apo në një mënyrë tjetër kanë qeshur mirë me ta. Në ringun e boksit me qilim fluturues Boksieri profesional, i cili ishte paraqitur me nofkën Prince Naseem, me deklaratat dhe paraqitjet e tija spektakulare, një kohë kishte përvetësuar publikun, por paraqitja e tij më spektakulare që kishte bërë ndonjëherë ishte ai i hyrjes në arenë në vitin 2000, kur ka mbrojtur titullin kampionit të botës në kategorinë e lehtë-pendel kundër Vuyani Bungu në Olympinë londineze. Naseem në salën sportive ka hyrë në "Qilim fluturues" , i cili kishte fluturuar në ajër mbi publikun e befasuar. Rivali Bungu nuk ishte vecanërisht i impresionuar me këtë hyrje spektakulrare të Princet dhe ishte kërcënuar se do të kthehet në zhveshtore nëse menjëherë Prince në zbret nga qilimi. Organizimi i tillë i hyrjes spektakulare boksierit ekstravagant në Olympi i ka kushtuar rreth 20.000 funta, që është përafërsisht sa ka shpenzuar edhe për stërvitje. Ecja skoceze, që anglezëve ua ngrin gjakun në vena Mosdurimi ndërmjet Anglisë dhe Skocisë nëpër histori është shndërruar në legjendë dhe në mite të ndryshme, pavarësisht se për cfarë përballje bëhet fjalë. Skocezët për heroin e tyre më të njohur në histori e kanë Robert the Bruce, i cili ka jetuar nga kalimi i shekullit 13 e 14-të. Robert është i njohur me ecjen e tij të ngadalësuar kur shkonte drejt anglezëve pas secilës gjithmonë shënonte fitore. Pikërisht këtë detal kapiteni i Kombëtares skoceze të Ragbit David Sole e kishte shfrytëzuar në vitin 1990 në njerën nga ballafaqimet kundër Anglisë. Dhe derisa ragbistët anglezë sipas zakonit vraponin për të hyrë në terren, skocezët me shikimet e befasuara të rivalëve, para adhrusve të vet hynin me ecjen e ngadalësuar në stilin 'Robert the Bruce', që publikun e dërgoi në ekstazë. Efekti i gjithë kësaj ishte se Skocezët nën brohoritjet frenetike kanë mundur Anglinë me rezultat 13:7, të cilët llogariteshin favoritë. Liverpool marshonin duke kënduar pranë Romës Futbollistët e Liverpoolit në vitin 1984 në finale të kupës së kampionëve ka luajtur kundër Romës, ndërsa është e njohur se rivalët i kishin frikësuar deri në palcë para se me dalë në fushën e gjelbër në stadiumin Olympic të Romës, që edhe kishte rezultuar edhe me barazim. Kapiten i Liverpoolit Kenny Dalglish, kishte filluar të këndojë këngën e Chris Rea "I don't know what it is but I love it". Një nga një, bashkëlojtarët e tij kishin filluar të këndojnë bashkërisht. Kur kemi kaluar afër zhveshtores së skuadrës së Romës e tërë skuadra jonë në zë këmi kënduar ndërsa krisma e këpucëve ishte në harmoni me këngën duke marshuar për në fushën e gjelbër, duke krijuar kështu një zhurmë trishtuese, kujton tash mesfushori i Liverpoolit Craig Johnson: Kjo i kishte friksuar shumë futbollistët e Romës, të cilët me habi pyesnin kush janë këta të cmendur? Liverpool, pas barazimit 1:1 në ballafaqimin final u bënë kampion i Evropës pasi që ishin më të suksesshëm në kryerjen e panaltive. Ketty Holmes zbret me "helikopter" Fituesja e dyfishtë olimpike atletja Ketty Holmes, në vrapimet në 800 dhe 1.500 metra në Lojërat Olimpike 2004 në Athinë, është përshëndetur nga publiku anglez në fund të stinorit me paraqitjen në Sheffield. Mirëpo, në mitingun e atjeshëm Grand Prix, Ketty Holmes nuk kishte ardhur sikur të tjerët, nëpër hyrjen kryesore të stadiumit, por në fushën e gjelbër të stadiumit Don Valley zbriti me helikopter! Aterimi ishte përcjellur me mjete piroteknike, ndërsa nga zëruesit buciste kënga e Tina Turner "Simply the Best". Burridge argëtonte publikun, derisa trajneri sqaronte taktikën e lojës John Burridge, i argëtonte shikuesit në Romë duke ecur në duar. Ai ishte portieri,i cili kishte ndërruar më shumë se 20 klube në karrierën e tij, ndërsa shpirti i tij capkën kishte ardhur në shprehje në ndeshjen e kupës së UEFA në vitin 1977, kur skuadra Aston Villa, për të cilën mbronte, luante kundër skuadrës spanjolle Athletico nga Bilbao. Kur e humbi vendin në ekip, në vend të tij, trajneri Ron Saunders "njësh" i kishte dhënë Jimmy Rimmeru, ndërsa, Burridge nuk kishte qëndrura në zhveshtore të dëgjojë këshillat e trajnerit, por kishte dalë në fushën e gjelbër para mijëra shikuesve– kishte filluar të ecë bë duar. Derisa, Saunders ishte tërbuar duke pyetur se ku gjendet Burridge. E gjetën në fushë duke ecur në duar dhe duke bërë pompa dhe duke argëtuar publikun, i kujtohet tash bashkë lojtarit të tij Brian Little. Willis në portë pa shkop para gjuajtësit Dhe në fund një tregim nga briketi,më shumë interesant për anglezët se sa për neve. Në të vërtet, kjo për ne është qesharake pse anglezëve u duket shumë qesharake? Bob Willis, kapiteni i Anglisë nga viti 1982, po kthehej nga pauza e cajit në terren, për të tubuar pikë për Anglinë duke mbrojtur portën e tij, nëse kjo do të ishte një përkthim adekuat për wicket, i cili përbëhet nga tre shkopinj të drejt në majet e të cilëve gjenden dy shkopthi të shkurtë. Ato bowler, orvatet të godasë topin, ndërsa batsman, me cmim të jetës përpiqet t'i mbrojë me shkopin e tij. Në këtë mënyrë me ditë të tëra mblidhen pikët dhe vetëm anglezëve u shtë e qartë e tëra. Pra, i përmenduri Bob Willis ishte kthyer në fushë për të zënë vendin e tij të batsmanit, apo shkopit, me të cilin duhej të mbronte portën dhe kjo ashtë ajo që është qesharake për anglezët, sepse ai në portë u paraqitë pa shkopin e tij. E tëra kjo e kishte tmerruar Imran Khanin, bojlerin pakistanez, i cili ishte përgatitur që rivalëve (anglezëve) t'u shkaktojë humbje në sportin, i cili është krenari kombëtare e Anglisë, që gati janë të pamposhtur. Willis u kthye të marrë shopin e tij dhe luajti njërën ndër lojërat më të mira ta tij. Kështu që adhuruesit anglezë luteshin që gjithmonë ta harrojë shkopin, nëse rezultati do të ishte i tillë.