Kuqezinjtë, sot drejt Antalias

Kombëtarja shqiptare do të niset sot rreth orës 14:00 drejt Antalias ku do të qëndrojë dhjetë ditë për të zhvilluar një zbor me trajnerin Oto Baric. Ky i fundit ndodhet prej dy ditësh në vendin tonë dhe sot së bashku me ata futbollistë që ndodhen në Shqipëri do të nisen për në qytetin turk. Janë 25 lojtarë që janë thirru për këtë grumbullim ku përvec legjionarëve janë edhe disa talente që luajnë në klube të ndryshme europiane dhe që do të provohen nga tekniku kroat. Ndërkohë që vetë Baric e mbylli dje axhendën e tij përsa i përket dhënies së disa leksioneve në kursin e trajnerëve të "UEFA B" që është duke u zhvilluar në Kompleksin Stërvitor të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.Gjatë qëndrimit të Antalia kombëtarja përvec stërvitjes do të zhvillojë edhe tre ndeshje miqësore më 22, 25 dhe 28 janar. Takimin e parë kuqezinjtë do ta luajnë kundër Tiranës, e cila ndodhet në të njëjtin qytet për të zhvilluar fazën e saj përgatitore.