E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkato shqiptare, 1 federim në 1 muaj

Megjithëse ka 20 ditë që ka nisur merkato e janarit, skuadrat shqiptare panvarësisht atyre që deklarojnë nëpër gazeta për blerjen e këtij apo atij lojtari ende nuk kanë federuar sipas rregullave asnjë futbollist në Federatën Shqiptare të Futbollit. E vetmja skuadër që ka federuar një lojtar është Apolonia e Fierit, e cila ka regjistruar portierin maqedonas Zendeli. Gjithashtu edhe Dinamo ka cuar në Federatë emrat e mesfushorit beratas Vangjel Mile dhe mbrojtësit kosovar Adrian Nuhiu, por ata ende nuk janë federuar pasi priten kartonat e tyre nga klubet me të cilat kanë luajtur më parë.Mile ka luajtur në Zvicër ndërkohë që Nuhiu në Maqedoni. Ndërkohë që asnjë prej skuadrave të tjera të tjera të kampionatit shqiptar nuk ka federuar asnjë futbollist në kundërshtim me ato që deklarohen në media për blerjen e këtij apo atij lojtari. Edhe blerja e Tiranës, Oriand Abazaj apo ajo e Teutës, Blendi Shkëmbi që mund të konsiderohen më të bujshmet gjatë kësaj merkato janari ende këta lojtarë nuk janë federuar në institucionin e futbollit. Pikërisht për këtë shkak, Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë thirrje klubeve që të nxitojnë përsa i përket federimeve të futbollistëve pasi koha është e shkurtër. Për këtë cështje flet shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Hito Hitaj, i cili e ve theksin tek ata lojtarë që do të vijnë nga jashtë vendit duke bërë thirrje që federimet të mos lihen për në datat e fundit 30-31 pasi nëse lojtarit do ti mungojë ndonjë dokument atëherë do të jetë shumë vonë. "Koha e mbetur në dispozicion të klubeve për federimet e lojtarëve që do të afrojnë në ekip gjatë merkatos së janarit po reduktohet gjithmonë e më shumë. Merkato është lënë pikërisht një muaj dhe regjistrimi i futbollistëve të rinj nga ana e klubeve në limitet e fundit, në datat 30 dhe 31 janar, nuk krijon mundësinë e rakordimit të dokumentacionit masiv të klubeve për federimet. Mund të them se deri më sot që është data 19 janar 2007 në Sektorin e Garave në FSHF kanë sjellë kërkesë për Kartën Internacionale të Transferimit (ITC) vetëm Klubi i Futbollit, Apolonia për portierin Zendeli nga Maqedonia (ITC ka mbërritur në FSHF) dhe klubi i Dinamos për dy lojtarët: Vangjel Mile nga Norvegjia dhe Adrian Nuhiu nga Maqedonia. Karatat ITC për këta dy lojtarë nuk kanë mbërritur ende në FSHF. Për këtë qëllim Sektori i Garave i bën thirrje drejtuesve të klubeve të paraqesin brenda afatit dhe në mënyrë zyrtare kërkesat për federime duke shmagur problemet që mund të hasen në momentet e fundit gjë e cila mund të rrezikojë federimin e ndonjë lojtari. Koha është e shkurtër pasi kanë mbetur edhe dhjetë ditë kështu që klubet duhet të nxitojnë. Mund të them se gjithcka do të bëhet sipas rregullave dhe do të zbatohet me përpikmëri rregullorja. Nuk do të ketë asnjë tolerim për klubet të cilat nuk respektojnë afatet e caktuara" përfundoi prononcimin e tij shefi Hitaj. Ndërkohë që përpara disa ditësh klubi kosovar i Besës i kërkoi FSHF-së që të shikojë me përpikmëri të gjithë dokumentacionet e lojtarëve të ekipit të saj që janë blerë dhe do të federohen nga ekipet shqiptare. Klubet shqiptare të Kategorisë Superiore, por dhe atyre të Kategorisë së Parë janë duke zhvilluar një merkato dinamike. Sipas raportimeve të mediave të shkruara dhe atyre elektronike, janë një numër i madh futbollistësh, të cilët me rifillimin e kampionatit më 2 dhe 3 shkurt 2007 do të veshin fanella të reja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›