Kastrioti: Çështjen do ta çojmë në gjykatë

Cështja e sulmuesit të Kastriotit, Oriand Abazaj është kthyer në qendër të vëmendjes së merkatos së janarit për vetë konfliktin që ka hapur midis ekipit krutan dhe vetë futbollistit. Duke qenë se dy palët nuk arrinin akordin me njëra-tjetrën pasi Abazaj kërkonte të largohej nga Kastrioti dhe presidenti i klubit Zhilli nuk e lejonte duke pretenduar se kishte një kontratëpërtë zbatuar, cështjen e morri në shqyrtim Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ky komision vendosi përpara një jave që lojtari të lihet i lirë pasi në kontratë ekziston një klauzolë, e cila thotë që Abazaj është i lirë të largohet në kohën që trajner i skuadrës nuk është më Rramazan Ndreu. Duke qenë se ky i fundit është larguar tashmë nga drejtimi i krutanëve sulmuesi 21 vjecar është i lirë të shkojë ku të dojë. Por presidenti i Kastriotit e apeloi këtë vendim në Komisionin e Apelit në Federatë dhe kjo e fundit në mbledhjen e saj të djeshme la në fuqi vendimin e KD-së. Ja vendimi i plotë i Komisionit të Apelit për cështjen Abazaj: "Kërkesën e KF "Kastrioti" Krujë në lidhje me vendimin e Komisionit të Disiplinës për lënie të lirë të futbollistit Oriand Abazaj për prishje të kontratës në mënyrë të njëanshme në favor të futbollistit Oriand Abazaj më dt.13.01.2007. Komisioni Vendosi: në lidhje me apelimin e KF "Kastrioti" për lojtarin Oriand Abazaj që është i lirë nga K.D dt.13.01.2007 komisioni vendosi ta lërë në fuqi vendimin e KD-së të dt.13.01.2007, sepse lojtari ka të drejtë sepse është larguar trainieri Ndreu, që është pasqyruar në kontratë". Menjëherë sapo është dhënë vendimi, presidenti i skuadrës krutane ka deklaruar se tashmë nuk i ka mbetur asgjë tjetër vecse ta dërgojë cështjen në gjykatën civile. "Pasi Komisioni i Disiplinës dha vendimin unë e apelova atë në Komisionin e Apelit dhe ky i fundit la në fuqi venimin e parë që do të thotë se sulmuesi Oriand Abazaj është lojtar i lirë. Mund të them se tashmë nuk më ka mbetur asgjë tjetër vecse ta dërgoj cështjen në gjykatën civile dhe një gjë të tillë do ta bëj. Abazaj është në kontratë me Kastriotin dhe kjo nuk është interpretuar sic duhet nga komisionet disiplinore" përfundoi presidenti Zhilli. Ndërkohë që për këtë cështje flet edhe babai i futbollistit që është njëkohësisht edhe menaxher, Maksi Abazaj, i cili deklaron se vendimet tashmë nga komisionet disiplinore janë dhënë dhe lojtari është i lirë. "Vendimet janë dhënë tashmë dhe djali im është lënë lojtar i lirë dhe ka zgjedhur Tiranën duke qenë se bardheblutë janë ekipi më i mirë në Shqipëri. Kontrata dhe pikat e saj flasin qartë kështu që nuk kanë se cfarë të kërkojnë tjetër drejtuesit e Kastriotit. Ne kishim oferta edhe nga klube të tjera por bardheblutë janë një skuadër e madhe kështu që zgjodhëm ata" përfundoi babi i sulmuesit 21 vjecar. Ndërkohë që Abazaj ka dy ditë që i është bashkuar nënkampionëve në Antalia të Turqisë ku ekipi është duke zhvilluar fazën përgatitore të dimrit. Por deri më sot asgjë nuk ka përfunduar zyrtarisht pasi është për tu bërë edhe federimi i lojtarit në Federatë, gjë që pritet të dnodhë në ditët në vazhdim. Një fakt të tillë e bëri të ditur zëdhënësi i institucionit të futbollit, Lysien Nurishmi, i cili deklaroi se deri më dje është federuar në Sektorin e Garave vetëm një futbollist që është portieri kosovar Zendeli i Apolonisë.