Pele ende ndihet më i miri

Legjenda braziliane Pele ka theksuar se rekordi i tij si futbollist është i paarritshëm krahasuar me këdo tjetër në histori të lojës.
Pele, i cili ishte emëruar nga FIFA si futbollisti i shekullit më 2000, konsiderohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj i të gjitha kohërave, ndërsa në karrierën e tij 25 vjeçare fitoi tre kampionate botërore. 70 vjeçari beson se futbollistët modernë nuk mund të arrijnë në nivel të njëjtë me paraardhësit e tyre dhe insiston se askush nuk mund të krahasohet me suksesin e tij. “Askush nuk ka bërë atë që bëri Pele”, tha ish sulmuesi për CNN.
“Të jesh kampion i botës në moshën 17 vjeç, të fitosh tre herë Kampionatin botëror, të shënosh mbi 1208 gola, vetëm ai. Pastaj deri më tani askush nuk e ka bërë këtë, mendoj se ende jam më i miri. Ju mund të përmendni futbollistë që luajtën për 10 vite, për shembull, Beckenbauer, Platini, Cantona, Charlton, Best e më pas edhe Maradona, Zico. Këta futbollistë luajtën mirë për një kohë të gjatë. Tani futbollistët luajnë nj vit, dy vite e më pas zhduken”, përfundoi ai.