E Diel, 1 Nëntor 2026

Dallget bllokojne punen ne port

Durres- Moti i keq ka paralizuar punen ne Portin e Durresit. Ne oret e para te mengjesit te djeshem ne te gjithe sektoret e portit puna eshte bllokuar, pas nje urdhri te Kapitenerise. Mesohet se jane njoftuar anijet me flamur te huaj dhe shqiptar, dispecerine, sektorin e ngarkim-shkarkimit si dhe sektore te tjere per sigurimin e anijeve ne Rade, per t'i paraprire ndonje aksidenti te mundshem detar. Paralajmerimet e para per prishjen e motit dhe uljen e temperaturave jane bere edhe pese dite me pare. Gjiri i Durresit eshte perfshire nga nje ere e forte e shoqeruar edhe me rryma te fuqishme, gje qe ka sjelle pezullimin e lundrimeve ne portin me te madh te vendit, per te gjitha anijet e tonazhit te mesem e te vogel te mallrave. Kreu i Kapitenerise, Besnik Deda, ka bere te ditur se deti ka regjistruar forcen 7-8 balle dhe ere qe shkon ne 20 meter ne sekonde me drejtim nga jug-perendimi. Si pasoje e kesaj gjendje nuk ka dale asnje anije nga porti dhe jane urdheruar kapitenet e anijeve te mbajne ne gatishmeri te plote ekuipazhin per te perballuar eren e forte. Probleme ka pasur edhe lundrimi i trageteve nga portet italiane drejt atij te Durresit dhe anasjelltas. Konkretisht dje ka ardhur me mjaft vonese trageti "Apollon", nderkohe qe "Rivera Del Conero" ka ardhur sipas parashikimeve.

E.Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›