"Demtimi, turp per gjirokastritet"
Petrit Boga, banor i qytetit te Gjirokastres, gjate nje proteste qytetare te zhvilluar ne kete koder, ka mbajtur nje parulle ne duar ne te cilen shkruhej; "Varret e Rilindasve, turpi i Gjirokastres". "Zgjodha kete menyre te protestes qytetare per te shprehur indinjaten time ne lidhje me harresen dhe rrenimin e varreve te patrioteve Bajo dhe Cerciz Topulli, Andon Zako Cajupi, Koto Hoxhi dhe Pandeli Sotiri. Nuk ka dinjitet kombetar pa respektim te figurave dhe te patrioteve te tille dhe te vete historise se kombit tone", thote ai i indinjuar. Administrimi i ketij kompleksi vazhdon te jete nje "molle sherri" midis bashkise se Gjirokastres dhe drejtorise te Turizmit dhe Kultures Kombetare. Drejtues te bashkise se Gjirokastres thone se sipas legjislacionit mirembajtja dhe restaurimi i "Kodres se Rilindasve" i takon instancave te Turizmit dhe Kultures Kombetare, arsyetim qe hidhet poshte nga keta te fundit. E nderkohe qe ecejaket burokratike per zgjidhjen e ketij problemi vazhdojne, "Kodra e Rilindasve" vazhdon te rrenohet perdite.