"Lufta ime per integrimin"

Renia ne nje humnere 13 vite me pare i kurseu jeten, por drama qe perjeton duket se nuk do te kete fund. Edmond Ruci eshte kryetar i Shoqates se Paraplegjikeve ne Gjirokaster dhe ashtu si te gjithe anetaret e tjere, ndeshet me mjaft probleme ne jeten e perditshme, te cilen ai duhet ta perballoje duke levizur mbi nje karroce me rrota. Nderkohe qe leviz ne njeren prej rrugeve te qytetit te Gjirokastres, nena e tij i vjen nga pas me merak te madh. Ai eshte vetem 36 vjec dhe prej 13 vitesh i paralizuar pas nje aksidenti fatal. Ai dhe familja e tij jetojne ne qytezen e Libohoves.
"Jam aksidentuar ne vitin 1995 dhe qe prej asaj kohe nuk kam mundur me te ngrihem ne kembe, duke levizur vetem me karroce", tregon ai per gazeten "KJ". Pikerisht 13 vjet me pare, ndersa ishte duke kullotur bagetine ne mal, i ka shkare kemba ne nje humnere. "Rashe nga nje lartesi prej 30 metrash. Per 24 ore me radhe kam qendruar i ngrire ne te ftohe dhe akull nderkohe qe familjaret nuk arrinin te me gjenin", kujton Edmondi ngjarjen e dhimbshme dhe dramen qe ka perjetuar. Pas shume kerkimesh te afermit e tij kane mundur ta gjejne. Por me gjithe kujdesin mjekesor te vazhdueshem, si shkak i ketij aksidenti, 36-vjecari tashme vazhdon te levize ne nje karroce me rrota.
Gjate ketyre viteve ka qendruar i mbyllur ne shtepi dhe i izoluar nga shoqeria. "Duke pasur disa shoke ne Tirane, arrita te vendos kontakte me Shoqaten Kombetare te Paraplegjikeve", thote ai. Me ndihmen e tyre Edmondi ka arritur te krijoje degen e kesaj shoqate per rrethin e Gjirokastres. Ai ka besim se kontaktet me njeri-tjetrin do t'u krijojne mundesine paraplegjikeve te organizojne aktivitete te ndryshme, te cilat do te sherbejne per integrimin e tyre ne jeten e komunitetit gjirokastrit.
Nderkohe mes te tjerash, 36-vjecari shprehet pesimist se mjaft prej te drejtave te kesaj kategorie njerezish nuk respektohen. "Ne kemi probleme te medha ne lidhje me mungesat ekonomike, integrimin ne shoqeri, madje edhe deri tek elementet me te thjeshte, sic eshte pajisja me zyra dhe me nje ambiente te pershtatshme per te zhvilluar aktivitetin e shoqates", shprehet kreu i shoqates. Duket se ate e vret shpirterisht mbi te gjitha mungesa e humanizmit ne kete drejtim. Megjithese bashkia e Gjirokastres ka vendosur ne dispozicion te kesaj shoqate nje ambient, serish ata e kane te pamundur qe ta pajisin me orendi dhe infrastrukture. "Duket sikur te gjithe na kane kthyer kurrizin", thote Edmondi, ndersa me nervozizem leviz sa poshte lart ne nje dhome te caktuar si zyre, ne te cilen jane vetem kater muret dhe mungojne te gjitha orendite dhe pajisjet e tjera. Ai ben apel per me teper ndihme nga pushteti vendor dhe ai qendror, me qellim qe kjo kategori te integrohet ne te gjitha fushat e mundshme, pavaresisht pamundesive fizike dhe drames se pesuar ne jete. "Une do te perpiqem me sa mundem qe pjesetaret e shoqates, me gjithe problemet fizike qe kane te mund te integrohen ne shoqeri", perfundon Edmondi.
13 Vjet Me pare pas nje aksidenti, Edmond Ruci humbi aftesite per te ecur me kembet e tija dhe u paralizua. Ai leviz fale nje karroce me rrota dhe per te kujdeset ne cdo cast nena qe e shoqeron nga pas.
45 Persona Jane te regjistruar ne Shoqaten e Paraplegjikeve qe drejtohet nga Edmond Ruci, 36-vjecari nga Libohova e Gjirokastres. Por anetareve u mungojne ambientet per te punuar dhe drejtuar aktivitetet.
Paraplegjiket, gati per protesten e radhes
Ne qarkun e Gjirokastres jane te regjistruar 45 paraplegjike, te cilet marrin ndihma jo te mjaftueshme per te mbijetuar dhe gjenden ne veshtiresi social-ekonomike. Disa dite me pare ata kishin parashikuar edhe nje proteste ne kerkim te te drejtave te tyre, por tubimi u shty per shkak te kushteve atmosferike. Kreu i shoqates, Edmond Ruci, thote se ky takim do te zhvillohet nje dite tjeter per sensibilizimin e opinionit qytetar.
Ne Diten Nderkombetare te Paraplegjikeve 45 personat me aftesi te kufizuar fizike ne qarkun e Gjirokastres, kerkuan mbeshtetjen e organeve shteterore per zgjidhjen e problematikave me te cilen ata ndeshen ne jeten e perditshme.