E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dallget per pak na fundosen"

Fier- Tre vellezer nga fshati Topoje i komunes Seman, kane hyre mengjesin e djeshem ne detin Adriatik, per te mbledhur rrjetat qe kishin hedhur nje nate me pare. Por dallget i kane terhequr 4 milje nga bregu, duke u rrezikuar edhe jeten. Te pafuqishem per te care me varken e tyre, Edmond, Fatmir dhe Aleksander Lulaj kane njoftuar me celular policine vendore. Ka qene pronari i nje lokali, efektivet e Policise Kufitare dhe te Rendit, qe kane bere te mundur me ane te nje skafi, te nxjerrin nga rreziku tre vellezerit. Ne operacion ka marre pjese edhe vete drejtori i Policise se Fierit, Shemsi Premci. Per fat te mire, deti ka qene me dallge vetem 4 balle dhe nderhyrja e menjehershme, i ka shpetuar tre vellezerit. Ankthi ka zgjatur per me se nje ore, kurse varka i rezistoi dallgeve.

Rreth ores 06:00 te dites se djeshme, vellezerit Fatmir, Aleksander dhe Edmond Lulaj, kane hyre per te mbledhur rrjetat e hedhura nje nate me pare. "Deti ka qene i qete ne momentin qe ne u futem me varken tone, por dallget na terhoqen ne thellesi, 4 milje larg bregut. Nuk arritem dot te canim dhe njoftuam policine, kurse varka rrezikonte permbysjen", rrefen Fatmiri per gazeten "KJ". Policia eshte gjendur brenda disa minutash prane bregut. "Ishte Zani, pronari i lokalit qe me motobarken e tij erdhi dhe na dha ndihme. Me pas ka mberritur Policia Kufitare dhe e Rendit, bashke me drejtorin Shemsi Premci", vijon rrefimin Fatmiri. Njeri prej vellezerve eshte larguar menjehere ne drejtim te shtepise, pasi ka pasur nje nga femijet e semure. "Nuk na kishte ndodhur asnjehere kjo gje. Por ne kete zone deti duket si i vdekur, pasi te genjen shume here, duket i qete, por te terheq ne thellesi. Lavdi Zotit, shpetuam", thote Fatmiri.

Drejtori i Policise se Qarkut, Shemsi Premci, pohoi per gazeten se, sapo eshte marre njoftimi, policia eshte vene ne levizje. "Kam marre Zigur Bixhen, shefin e Antiterrorit dhe jam nisur personalisht ne detin e Semanit. Kur mberrita kam mesuar se tre vllezerit Lulaj, kishin shpetuar. Me pohuan se kishin hyre per te mbledhur rrjetat dhe punonin per te ushqyer familjet e tyre", thote kryepolici per ngjarjen e ndodhur. Vellezerit e shisnin peshkun e kapur, ne tregun e qytetit dhe ne lokalet buze detit. Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›