E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, plaku vdes ne debore

ELBASAN- I ftohti polar dhe debora e shoqeruar me acar, shkaktojne viktimen e radhes ne zonen e Elbasanit. Bllokimi ne debore ka shkaktuar vdekjen e nje te moshuari 71-vjecar, ndersa ka shpetuar i biri. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Bene, te komunes Labinot Mal, 40 km larg Elbasanit. Sherif Plakaxhiu, me origjine nga ky fshat, por me banim ne lagjen "Belerbe", ne afersi te Krastes, gjeti vdekjen dhe djali i tij Shaban Plakaxhiu, 35 vjec, pesoi ngrirje per shkak te bllokimit nga reshjet e debores. Ngjarja ka ndodhur pasditen e se shtunes, ne pyllin e fshatit Bene. Ate e bir, kishin shkuar per te shpetuar bagetite ne stan, por jane bllokuar nga stuhite e debores, trashesia e se ciles ne kete vend e kaloi 1 meter. Ate e bir jane perpjekur qe te cajne rrugen, por e kane pasur te pamundur.

Lufta me boren ka vazhduar per disa ore. Shabani ka pasur nje celular me vete dhe ka njoftuar te afermit e tij ne fshat. Ai ka dhene alarmin, duke u thene se po vdisnin nga debora. Nje grup banoresh nga ky fshat jane organizuar dhe kane care rrugen drejt vendit ku ishin njoftuar. Shaban dhe Sherif Plakaxhiu, jane gjendur te mbuluar nga debora. Me rende eshte goditur i moshuari, i cili ka qene pa ndjenja. Ndersa i biri Shabani ka reaguar, por sipas mjekeve kishte ngrirje ne te gjithe pjeset e trupit. Me pas ata jane transportuar menjehere ne fshat, ku u eshte dhene ndihma e pare. Dikush ka lajmeruar infermierin e fshatit, i cili ka arritur ne banesen ku u strehuan viktimat e debores. Ne te njejten kohe kryetari i komunes Labinot, Qani Xhafa, ka njoftuar Ministrine e Brendshme per gjendjen e renduar te 71-vjecarit dhe per ndihme mjekesore, per djalin e tij. Duke qene se ishte nate, ardhja e nje helikopteri ka qene e pamundur. Fshataret te ndihmuar dhe nga infermieri, kane mundur te shpetojne 35-vjecarin. Por i moshuari Sherif Plakaxhiu, ka nderruar jete per shkak te koagulimit te indeve nga te ftohtit dhe nga ataku kardiak. I ngriri Shaban Plakaxhiu e ka marre veten disa ore me vone, pas ferkimeve prane nje oxhaku me zjarr. Transporti i kufomes me ane te rruges ka qene i pamundur, per shkak te bllokimit te rrugeve nga debora. Dje ne mengjes, drejt fshatit Bene ka udhetuar helikopteri i Ministrise se Brendshme. Piloti ka mundur te ulet ne fushen e shkolles, te mbuluar me debore. Me pas ai ka udhetuar drejt Elbasanit dhe eshte ulur ne stadiumin e ketij qyteti. Familja dhe te afermit kane derguar per ne shtepi kufomen per t'i bere nderet e fundit. Varrimi i 71-vjecarit eshte bere pasditen e djeshme, rreth ores 16:00, ne varrezat e qytetit te Elbasanit. Ne varrim ka marre pjese edhe djali, Shabani, i cili ishte deshmitar i vdekjes se te atit, nga debora dhe te ftohtit.

"Ngjarjet mund te perseriten, te zhbllokohen rruget

Kryetari i komunes Labinot Mal, Qani Xhafa, u shpreh dje per "KJ" se reshjet e debores kane bllokuar disa fshatra te kesaj komune. Komuna Labinot Mal, ben pjese ne zonen e thelle malore te Elbasanit. "Tashme disa prej banoreve jane ne veshtiresi, pasi trashesia e debores ka arritur ne mbi 1 meter. Situata paraqitet problematike dhe kerkohet ndihme per zhbllokimin e rrugeve, ndryshe mund te perseriten serish raste te tilla", tha Xhafa. Duke iu referuar rastit ne fjale, zyrtari shtoi se u be gjithcka per te shpetuar jeten e te moshuarit, por ishte e pamundur. "Bora dhe te ftohtit ishin te paperballueshme dhe sipas mjekeve, shkaktuan ngrirje te trupit dhe ndalim te zemres se te moshuarit", sqaroi kryekomunari.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›