E Diel, 1 Nëntor 2026

Le Parisien: Golat na i dhuruan shqiptarët

/* */

Franca fitoi 3-0 me Shqipërinë, por per mediat franceze paraqitja e “gjelave” nuk ka shkëlqyer dhe trepikëshi është më shumë dhuratë e shqiptarëve.

Ja si shkruan gazeta e madhe franceze “Le Parisien”

“Goli i parë duhet t’i atribuohet Maludës? Jo, nuk duhet të jetë i tillë në fakt. Gjuajtja më të majtë e lojtarit të Celsit nuk do të arrinte kurrë të futej në rrjetën shqiptare pa ndërhyrjen e pavullnetshme të Dallkut. Ujkani u përgatit, në fakt të kapte një gjuajtje pa kurrfarë rreziku kur mbrojtësi i tij e devijoi topin”.

Për golin e dytë të realizuar nga Remi, “Le Parisien” shkruan: “Ai shënoi, por me ndihmën e Ujkanit”.

Edhe më tej.

“Në Tiranë, patëm shumë situata të nxehta para portës së Loris. Dje, në mbrëmje vetëm dy goditje nga larg të Likës dhe Hykës  (17’ dhe 40’) dhe një goditje këndi (40’): është shumë pak për një ekip. Një sulm i ndrojtur shqiptar”.

Le Parisien thekson edhe nje fakt, është hera e parë që Franca e Lorent Blank shënon më shumë se dy gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›