E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka’ i rikthehet stërvitjes me ekipin e Milanit

Milano - Rikardo Kaka' i është rikthyer stërvitjeve me skuadrën e tij ditën e djeshme në qendren sportive “Milanelo”. Milani po përgatit në prag të ndeshjes së kësaj fundjave me Kaljarin ditën e dielë në “San Siro”.

Rikardo Kaka ishte i pafati më i madh, pasi u dëmtua me Rexhinën para dy javësh, dhe mungoi në supermiqësoren Brazil-Itali dhe në superderbin Inter-Milan. Gjithashtu, ai nuk ishte prezent as në përballjen me Verder Bremenin në mesjavë për Kupën Uefa.

Kaka, me mundësinë më të madhe, do të jetë në stol në përballjen me Kaljarin. Trajneri Ançeloti mund të vendosë që të mos e përfshijë fare yllin brazilian, dhe ta ketë plotësisht të gatshëm në ndeshjen e kthimit me Verder Bremenin ditën e enjte.

Mungesa e Kakasë është ndjerë shumë në përballjen e Milanit me Interin në javëne fundit. Milani ndodhet në vendin e tretë me 45 pikë, 11 më pak se Interi kryesues.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›