E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga-partnerëve të Kosovës: Mos lejoni zgjedhjet serbe

PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u ka dërguar një letër presidentit të Këshillit të Evropës, Herman von Rompuy, Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Caterine Ashton, dhe përfaqësuesve të pesë shteteve, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia, pas vendimit të Republikës së Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës.

Në letër kërkohet që ato të pengojnë mbajten e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Po ju shkruaj për të shprehur shqetësimin tim të thellë me paralajmërimet e Republikës së Serbisë për të mbajtur zgjedhjet e saj lokale edhe në territorin e Republikës së Kosovës, me të cilat shkel sovranitetin e shtetit tim, sfidon fuqishëm integritetin territorial dhe provokon destabilizimin e Kosovës. Republika e Kosovës nuk mund të lejojë asnjë shtet fqinj, ose përfaqësuesit e tij që drejtojnë strukturat paralele brenda territorit tonë, që të organizojnë çfarëdo zgjedhjesh kudo qoftë në Republikën e Kosovës”,- shkruhet në letrën e presidentes së Kosoves Atifete Jahjaga.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›