Pr/ligji, Pollo: Fermerët pa hipotekë mund të marrin titullin e pronësisë
TIRANË- Ministri për Inovacionin dhe TIK, Genc Pollo, i cili është njëkohësisht Kryetar i Komisionit Qeveritar të Tokës, tha sot, në një konferencë për shtyp, se projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9948, "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore", i miratuar dje në mbledhjen e qeverisë, "synon që t'u lëshohen titujt e pronësisë fermerëve që kanë marrë toka në zotërim nga komisionet vendore, por nuk janë të pajisur me hipotekë dhe për këtë proces përgjegjës do të jenë kryetarët e këshillave të komunave".
Sipas tij, "ky proces dhe zbatimi rigoroz i procedurave të tij, do të monitorohet nga komisionet vendore për verifikimin e titujve të pronësisë pranë prefekturave dhe nga Drejtoritë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut dhe përfundimisht titujt e pronësisë do të regjistrohen në ZRPP".
Ndërkohë, Pollo bëri të ditur se nga ky proces përjashtohen tokat në proces gjyqësor, apo në proces legalizimi, si dhe ato për të cilat janë lëshuar tapi dhe janë regjistruar në ZRPP.
Benefitet, argumentoi ai, "për pronarët dhe për shoqërinë janë të mëdha, sepse të gjithë subjektet e këtij procesi do ta gëzojnë pronën, bazuar mbi dokumenta, mund ta shesin, ta trashëgojnë dhe ta lënë si kolateral sipas normave ligjore", tha ministri Pollo.
(ma.ar/BalkanWeb)