E Diel, 1 Nëntor 2026

Shorti, Milan-Barcelona përballen në çerekfinalen e Champions League

NION- Në Nion të Zvicrës është hedhur sot shorti i përballjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Tërheqjen e shortit e ka bërë sekretari gjeneral i UEFA-s, Gianni Infantino dhe ambasadori i takimit final, Paul Breitner.

Shorti ka nxjerrë këto përballje çerekfinale:
1. APOEL - Real Madrid
2. Marseille - Bayern
3. Benfica - Chelsea
4. Milan - Barcelona

Sfidat e para çerekfinale do të zhvillohen me 27 dhe 28 mars, ndërsa ndeshjet kthyese më 3 dhe 4 prill. Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 19 maj në Allianz Arena në Munih.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›