E Shtunë, 31 Tetor 2026

Damon nuk shqetësohet për moshën

Matt Damon nuk shqetësohet që po i mbush të katërdhjetat, pasi që miku i tij 72-vjeçar, Morgan Freeman, i ka thënë se është dekada më e mirë e jetës.

Ylli i filmit “Bourne Identity” në tetor të këtij viti mbush 40 vjet, por e pranon këtë fakt si diçka pozitive, duke qenë se bashkaktori i tij në filmin “Invictus” e ka ‘ngushëlluar’ duke i thënë se e presin vitet më të mira në jetë.

“Po bisedoja me Morganin, dhe dikush tha se do t’i mbushja 40 vjet, ndërsa Morgan tha: ‘Do t’i mbushësh 40 vjet?’. I thash po, dhe ai tha: ‘Po arrin më të mirën... Katërdhjeta është dekada më e mirë deri më tani. Pikërisht atëherë gjërat shkojnë shumë mir뒔, ka shpjeguar Damon fjalët e Freeman.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›