E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi i Big Brother 3, zbulohen videoklipet (Video)

swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/KkVbd9CPt-k','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf',
false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});

Tiranë, 1 Shkurt 2010 NOA Djali i cili ka rrëmbyer
zemrat e shumë vajzave që ndjekin edicionin e tretë të Big Brother Albania,
zbulohet të ketë bërë një videoklip të cilin e shihni këtu, ku shfaqet në një
interpretim si përpjekje talenti në këngë.

Në fakt Seldi nuk është i panjohur për
publikun sepse ai është shfaqur dhe në Top Fest.

Seldi është 23 vjeç dhe është lindur e jeton në
Tiranë. Ai ndjek studimet tek Akademia e Arteve të Bukura, për Kanto.

Ai thotë se ka hyrë në Big Brother, për të
fituar famë në rrugën e muzikës dhe pse jo, për të marrë çmimin e madh!

Me statusin civil beqar, Seldi thotë për
veten: Jam i hapur, i komunikueshëm, shumë i suksesshëm me femrat. Më
pëlqen të jem në qendër të vëmendjes dhe ia arrij gjithmonë.
Kurse tregon dhe Eksperiencat: Vazhdon studimet në degën e kantos. Ka
marrë pjesë në Top Fest dhe Këngën Magjike. Nuk i është dashur të punojë, pasi
të gjitha të ardhurat e nevojshme ia siguron e ëma, e cila ka një biznes
privat.Seldi tregon se nëna është familja e tij e vetme: Prindërit janë ndarë që kur
ai ishte vetëm 1 vjeç. Babain e takon rrallë dhe kur i duhet të flasë për të
ndjehet jo shumë komod. Jeton vetëm dhe e ëma mundohet tia bëjë jetën sa më të
lumtur. Lidhja që ka me nënën është vërtet e rrallë. Ajo është i vetmi njeri
për të cilin ai do hiqte dorë nga gjithçka, po të nevojitej.

Duke folur për interesa dhe hobi thotë se Pëlqen
jetën aktive, veshjet trendy dhe fundjavat i kalon gjithnjë në shoqëri.
Ndërsa për marrëdhëniet me femrat pohon se i ka gjithnjë të mira. Dhe shton se është
gjithë kohës i rrethuar nga femra.

e.n/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›