Kosova do të dërgojë trupa në Shqipëri për përmbytjet
Në këtë bisedë telefonike, kryeministri Berisha e njohu Presidentin Sejdiu me situatën e krijuar në zonat e përmbytura në vend. Nga ana e tij, Sejdiu e informoi kreun e qeverisë së Shqipërisë se Kosova ka vendosur të nisë në Shqipëri Forca të Sigurisë së Kosovës për të ardhur në ndihmë në zonat e përmbytura. Kryeministri Berisha e falënderoi Presidentin e Kosovës për këtë vendim, si dhe për ofertën e qeverisë së Kosovës për ndihma në varka shpëtimi dhe mjete të tjera. Berisha i shprehu Presidentit Sejdiu falënderimin e tij edhe për ndihmën financiare që Komuna e Gjakovës ka akorduar për zonat e përmbytura në Shqipëri. Gjatë bisedës telefonike, Presidenti i Kosovës u shpreh se po ndjek me vëmendje situatën në vijimësi, si dhe shprehu vlerësimet e tija për të gjitha përpjekjet e autoriteteve dhe të qeverisë shqiptare për përballimin me eficencë të kësaj situate të vështirë.