Danaj: Gratë vijojnë të jenë të diskriminuara
Koordinatorja Kombëtare e Forumit të Gruas së PS-së, Ermira Danaj, tha se gratë dhe vajzat në Shqipëri vazhdojnë të vuajnë diskriminimin në fusha të ndryshme të jetës, në tregun e punës, në fushën e shërbimeve sociale, në fushën e shëndetit, në të ardhura, në politikë, në arsim, si dhe vazhdojnë të mbeten viktima të dhunës dhe krimit në familje. “Sipas shifrave zyrtare, shkalla e papunësisë për burrat është 12%, ndërsa për gratë është 17.5%. Në zonat urbane shkalla e papunësisë për gratë shkon deri në 30%. Niveli i punësimit për gratë është vetëm 49%, ndërkohë që për meshkujt është 64%”, - tha Danaj, duke shtuar se të ardhurat për frymë të grave në Shqipëri vazhdojnë të mbeten sa gjysma e të ardhurave të burrave. 60% e grave të punësuara në tregun privat jobujqësor nuk janë të përfshira në skemën e sigurimeve shoqërore dhe nuk përfitojnë asnjë mbrojtje sociale dhe kontratë të rregullt pune.