E Diel, 1 Nëntor 2026

MB: 100 mijë aplikime për karta vetëm në Tiranë



Ministria e Brendshme siguroi dje opinionin publik se procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftime elektronike po ecën normalisht sipas të gjitha planifikimeve të parashikuara. Zëdhënësi i MB-së, Fatmir Konja tha se procesi ka filluar dhe vazhdon normalisht në Tiranë, procesi ka filluar në Durrës, procesi ka filluar në Shkodër, procesi ka filluar në Elbasan, procesi ka filluar në Lezhë, procesi ka filluar në Korçë, procesi ka filluar në Kamëz, procesi ka filluar në Lushnje. Reagimi i Ministrisë së Brendshme vjen si rezultat i deklaratës së PS-së ditën e djeshme, e cila deklaroi se procesi është i ngadaltë dhe kjo gjë vë zgjedhjet në rrezik. Ndaj Konja sqaroi se në fillimin e javës procesi fillon në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, çka përbën mbulimin deri më tani të rreth 60% të popullsisë së vendit dhe vetëm në Tiranë kanë aplikuar deri më tani 100 mijë qytetarë. “Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore, ka realizuar njoftimin individual të të gjithë qytetarëve që nuk kanë pasaportë, për të aplikuar të parët për letërnjoftime elektronike”, - tha Konja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›