Danaj: SHBA nuk ka kushte për VV-në, është xhelozi se VV shpërtheu në SHBA

Analisti nga Tirana Koço Danaj është shprehur lidhur me lajmin se analisti Edward Joseph ka thënë se SHBA ka pesë kushte për Lëvizjen Vetëvendosje!. Sipas Danajt ato janë komente personale sepse nuk vijnë prej institucioneve. Por ka rikujtuar edhe amerikanët përkrahës të VV-së si dhe ka thënë se ky raportim është xhelozi ndaj qëndrimit të suksesshëm të delegacionit të VV-së në Amerikë.
“Nuk ka asnjë kusht amerikan për Vetëvendosjen dhe idetë e saj mbi bashkimin kombëtar. Transmetimi nga shume media me titull: "5 Kushtet amerikane për Vetëvendosjen", është xhelozi pse Vetëvendosja shpërtheu edhe në SHBA me idetë e saj, ose naiv, ose jo profesional ose qëllim keq nga ata qe janë kundër bashkimit të territoreve shqiptare. Pikëpamjet e një diplomati amerikan të hedhura në një debat publik dhe në një universitet amerikan, janë personale, ashtu siç janë personale edhe qëndrimet e mijëra diplomatëve të tjerë amerikanë. Po të ecim me logjikën e mbrapshtë te disa mediave, si duhet t’i quajmë qëndrimet e Wolker, ish shefi i OSBE në Kosovë që mbron idetë e Vetëvendosjes? Ashtu siç janë personale qëndrimet e Daniel Server që është kundër dhe dhjetëra të tjerëve që janë pro etj. SHBA ka institucione si Shtëpia e Bardhe apo DASH për te shprehur qëndrimet e saj”, ka shkruar Danaj në facebook./Indeksonline/