E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavatriçet e zhavorrit gërmojnë çdo ditë lumenjtë

MIRDITË- Janë dhe dhjetëra lavatriçe të ndërtuarabuzë rrugës që i kanë ndihmuar këtij shkatërrimi. Çdo ditë ky aks gdhihet me një lavatriçe të re, që nga ura e Milotit e deri në Rrëshen, ku në çdo kilometër numërohet një lavatriçe rëre. Disa prej tyre me një kapacitet shumë të madh, e që nën zë shënjohen si prona të njerëzve me pushtet, ky është dhe fakti përse ato janë ndërtuar kundër çdo ligji për të qenë ngjitur me aksin nacional. Hyrje-daljet e makinerive të rënda dhe masivet e zhavorrit të formuara nga fragmentimi i rërës po i humbin nocionin aksit nacional, ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve as që kujtohet të ndërhyjë për rrugët që i ka në inventar. Nga ana tjetër Ministria e Mjedisit as që i kontrollon ndonjëherë këto ambiente por dhe ndërtimi nuk mund të bëhet pa miratimin e këtij dikasteri. Kësisoj i gjithë ky konvejer lavatriçesh, vepron mbi kurriz të lumenjve dhe të rrugës, madje duke iu afruar dhe këmbëve të urave ku dhe merret zhavorri. Për pasoje të tërë këtyre faktorëve, aksi nacional Milot-Rrëshen-Shpal po shkon drejt shkatërrimit të plotë të tij, ndërkohë që nëpër këtë aks rrugor, pos makinave të kompanisë ndërtuese të autostradës, kalojnë automjete të shumta të Mirditës, Pukës, Dibrës, Kukësit e Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›