E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria shiti armë të vjetra me leverdi për AEY

 

Në ditën e djeshme 27 Prill 2008 gazeta e mirënjohur amerikane Nju Jork Times publikoi edhe një herë një artikull për procedurat e ndjekura për sigurimin e materialeve ushtarake për Afganistanin ku një vend të veçantë zinte edhe afera e armëve e kompanisë AEY.

Kjo kompani u pezullua muajin e kaluar pas hetimit që iu bë për mashtrimin e saj kur deklaronte se fishekëkinezë të kalibrave të ndryshëm ishin prodhim hungarez.Gjeneral Mortensen dhe zoti Parson deklaruann se për armët po hetohej. Gjeneral Montersen tha: " Ne po shikojmë se çfarëkemi bërë me këtë kontratë". Gjeneral Montersen gjithashtu deklaroi se kuptonte se ka nevojë për ndryshime .Në shkrim citohen edhe dokumente nga Shqipëria të cilat vërtetojnë vjetërsinë e fishekëve të prodhuar në vitet 1960 dhe se ishin prodhim kinez . Studjuesi Peter Danssaert, analist nëInternational Peace Information Service nëBelgjikë, mendonse AEY ne aktivitetin e saj duhet të ishte e shqetësuar pasi ishtenjë fakt i njohur se armatimet shqiptare nuk janëtë një cilësie tëmirë . Nga burime të mbrojtësit ligjor të zotit Diveroli nuk u kundështua fakti se çmimet që kërkontekompania AEY ishin të ulëta .Gazetari i Nju Jork Times raporton nëshkrimine tij se nuk mund të gjeje cilësi me ato çmime që blinte kompania AEY. Ndërkohë shkruan artikulli hetimet vazhdojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›