Selimi: Ndoshta martohem vitin e ardhshëm

Në një intervistë dhënë për portalin Gjuhashqipe.com, këngëtarja Kaltrina Selimi ka treguar se është duke punuar rreth projektit të saj të radhës. Edhe këtë vit do të jetë prezentë nëpër të gjitha televizionet tona ku edhe ka filluar përgatitjet rreth projekteve dhe gardërobës për xhirimet e programeve festive. Kaltrina as nuk e pohon as mohon nëse vitin e ardhshëm do të martohet. Mirëpo, thotë se nuk do të këndojë në natën më të lumtur në jetën e saj...
Gjuha Shqipe: Kaltrina keni arritur suksese të jashtëzakonshme në karrierën tuaj muzikore. Kush po ju ndihmon më së shumti që të arrini këto suksese?
Kaltrina: Për të pasur sukses sigurisht duhet punë dhe angazhim maksimal por gjithashtu edhe pa përkrahjen e shumë njerëzve që i kam për rreth nuk do kisha mundur ti gëzoja këto suksese. Një ndihmë shumë të madhe kam nga familja ime gjegjësisht vëllai pa të cilin nuk do kisha mundur ti përfundoja dhe t’i përfshija të gjitha këto angazhime të shumta. Gjithashtu edhe pa përkrahjen e publikut nuk do mund të bëja asgjë, kështu që janë ata të cilët unë ua dedikoj të gjitha të arriturat dhe sukseset e mija.
Gjuha Shqipe: Keni shumë komplimente nga publiku, a jeni e kënaqur me atë që keni bërë deri më tani?
Katrina: Komplimentet e publikut janë gjëja më e çmuar për mua....çdo kompliment nga publiku im më motivon të punoj edhe më tutje. Kështu që asnjëherë nuk them se ky është fundi i sukseseve të mija dhe se jam e kënaqur me kaq, gjithmonë kërkoj më shumë nga vetja.
Gjuha Shqipe: Këtë verë publikuat këngën tuaj, që u bë edhe hit veror, kënga “HOT”. Sa jeni e kënaqur me realizim e kësaj kënge?
Kaltrina: Gjatë gjithë realizimit të këtij projekti kam qenë mjaft e kënaqur, gjithçka ka përfunduar ashtu si e kam menduar dhe planifikuar dhe në besoj që është pritur edhe nga publiku.
Gjuha Shqipe: A presin adhuruesit tuaj ndonjë projekt të ri nga Ju. Nëse po a mund të bëni të ditur për portalin GjuhaShqipe.com se si do të quhet kënga dhe kur do ta publikoni në treg?
Kaltrina: Në fakt unë asnjëherë nuk jam ndalur së punuari, tashmë veç jam duke punuar rreth projektit tim të radhës por nuk mund të konkretizoj asgjë njëherë për njëherë sepse ende është herët.
Gjuha Shqipe: Do të jetë e pranishme Kaltrina në projektet muzikore që do të realizohen për Vitin e Ri?
Kaltrina: Patjetër edhe ketë vit si edhe viteve të kaluara do të jem prezentë nëpër të gjitha televizionet tona dhe veç kam filluar përgatitjet rreth projekteve dhe gardërobës kur dihet që na pret një periudhë jo e lehtë pasi që të gjitha xhirimet e programeve festive fillojnë njëkohësisht dhe janë mjaft të shpeshta.
Gjuha Shqipe: Tashmë keni gjetur princin tuaj, me të cilin edhe jeni fejuar. Sa po gjeni kohë të jeni bashkë. Gjendeni më shumë në Prishtinë apo Londër nëse nuk gaboj aty edhe jeton i fejuari juaj?
Kaltrina: Edhe pse vizitat tona janë të shpeshta, kohën më të madhe prapëseprapë jemi më shumë larg njëri-tjetrit duke marrë parasysh se të dy kemi obligimet tona nëpër vendet ku jetojmë. Këtë vit vizitat e mija në Londër kanë qenë edhe më të shpeshta pasi që kisha edhe koncerte atje kështu që shfrytëzoja rastin t’i zgjasja edhe më shumë ditët në mënyrë që të qëndrojmë sa më shumë bashkë.
Gjuha Shqipe: Kur do të martoheni. Vitin e ardhshëm apo…?
Kaltrina: Këtu me të vërtet është një pikëpyetje, mund të jetë edhe vitin e ardhshëm, edhe pse nuk kemi biseduar shumë rreth martesës këtë vit sepse njëherë kemi plane të tjera.
Gjuha Shqipe: Si e ëndërroni dasmën tuaj? Sa mysafirë mendoni se do t’i ftoni apo do të bëni një dasmë ku të ftuar do të jenë vetëm të afërmit tuaj?
Kaltrina: Njëherë për njëherë nuk mendoj asgjë rreth dasmës se si do jetë sepse ende nuk kemi vendosur nëse do bëjmë dasmë.
Gjuha Shqipe: A do të këndoni në dasmën tuaj?
Kaltrina: Jo nuk do kisha kënduar.
Gjuha Shqipe: Stina e verës është e ngjeshur me koncerte. Ku ishte Kaltrina më shumë e pranishme këtë verë?
Kaltrina: Kryesisht kam qenë në Kosovë por edhe jashtë saj duke pasur kështu përjetime shumë të mira me publikun tim...gjithashtu këtë verë kam pasur mundësi ta shijoj edhe më tepër krahas viteve të kaluara duke i lënë vetës edhe kohë më të lirë për të qenë edhe me familjarët dhe shoqërinë time.
Gjuha Shqipe: Si këngëtare e suksesshme, mund të na thoni, se si e vlerësoni në përgjithësi estradën kosovare?
Kaltrina: Jo vetëm se ka një numër të madh këngëtarësh por ky numër gjithmonë është edhe në rritje me ardhjen e artistëve të rinj. Për mua personalisht nuk më pengon kjo gjë përkundrazi më gëzon fakti kur dalin këngëtar të rinj që me të vërtetë kanë cilësi të mira vokale....por pavarësisht konkurrencës se madhe unë prapë mendoj që secili nga ne e kemi publikun tonë.
Gjuha Shqipe: Është e vështirë apo jo të mbijetohet në tregun e sotëm muzikor, kur dihet se ka numër të madh të këngëtarëve?
Kaltrina: Asnjëherë nuk jam futur në rrugën e muzikës duke u bazuar në pamjen e jashtme timen...më pëlqen që më shumë njerëzit të mi njohin cilësitë e mija sa i përket muzikës.
Gjuha Shqipe: A do të kishit pranuar të luani në ndonjë film?
Klatrina: Kam pasur rastin ta sprovoj veten edhe në fushën e aktrimit, por më është dukur diçka shumë e vështirë kështu që nuk do pranoja një ftesë të tillë.
Gjuha Shqipe: Mendimi juaj për politikanët e Kosovës, dhe cili është politikani juaj i preferuar?
Kaltrina: Nuk më pëlqen të flasë për politikë.
Gjuha Shqipe: Mesazhi juaj për rininë shqiptare?
Kaltrina: Mesazhi....Rëndësinë më të madhe t’i japin shkollimit.