Danimarka vendos taksën e parë në botë mbi yndyrat

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 22:11
Në kuadër të masave për të luftuar konsumin e yndyrave, Danimarka të shtunën ka vendosur një taksë mbi yndyrat, duke u bërë kështu vendi i parë në botë që merr një hap të tillë.
Taksa e re parashikon 16 korona ose 2,15 euro për kilogramë mbi yndyrat e ngopura dhe ajo do të aplikohet për të gjitha produktet që përmbajnë yndyra.
Zëdhënësja e Konfederatës Daneze të Industrisë (DI), Gite Hestehave, ka reaguar ndaj këtij vendimi, duke shprehur dyshimin se një masë e tillë do të ketë ndikime pozitive në shëndetin e njerëzve.
“Për sa dimë Danimarka është vendi i parë në botë që vendos një taksë të tillë. E gjithë kjo ka një kosto që do të ketë pasoja te konsumatorët”, ka thënë ajo.