Danezët zgjedhin kryeministren e parë femër

Zgjedhjet parlamentare në Danimarkë kanë nxjerrë fituese opozitën. Sipas parashikimeve, koalicioni i majtë me qendrën me kandidaten socialdemokrate, Thorning-Schmidt ka siguruar shumicën në parlamentin e ri. Koalicioni i së djathtës i cili kryedohet nga kryeministri Rasmussen ka pësuar humbje. Katër milionë qytetarë danezë votuan të enjten për parlamentin e ri. Kështu kryetarja e partisë socialdemokrate helle Thorning-Schmidt do të jetë kryeminsitria e parë femër në historinë e Danimarkës, dhe e para pas dhjetë vitesh nga socialdemokratët, pas një dekade qeverisjeje nga forcat politike të qendrës së djathtë.
"Jam shumë e lumtur, është një ndjenjë e papërshkrueshme, por jam shumë e lumtur, pasi është vërtetë e jashtëzakonshme" dekaloi Thorning-Schmidt, pak para shpalljes së rezultatit.
Danezëve u është dashur të presin deri në numërimin e votave të fundit për të kuptuar rezultatin, pasi diferenca mes koalicioneve ishte shumë e vogël. Qëndra e majtë arriti të fitonte 89 vende në parlament, ndërsa rivalët e tyre të djathtë morën 86 vende. Megjithatë humbësi i këtyre zgjedhjeve në Danimarkë mund të konsiderohen "Partia konservatore" dhe "Partia popullore daneze" që njihen si partia kundër emigracionit dhe ant-myslimanë, e cila humbi disa vende më shumë në parlament, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, duke u kënaqur me 22 deputetë. Ndërkohë që partia e kryeministrit në detyrë Lars Loke Rasmusen, me 47 vende në parlament arriti sërish të dilte partia më e madhe në vend. Kriza ekonomike ishte temë qendrore në fushatën zgjedhore. Duket se ekonomia do të jetë fokusi për kyeminsitren e re. Plani i saj përfshin rritjen e shpenzimeve shtetërore, rritjen e taksave në shëndetësi, dhe një ide jo shumë e zakonshme, duke rritur orarin e punës me 12 minuta. Kjo sipas grupit të punës që ka shoqëruar lideren re, do të sillte rritje ekonomike.