E Diel, 1 Nëntor 2026

Mihajloviç: Doganierët e Kosovës nuk do të kenë asnjë rol

Shefi i qeverisë serbe për bashkëpunim me mediat, Milivoje Mihajloviç, ka thënë se në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë përfaqësuesit e EULEX-it, doganierët dhe policët e Kosovës “nuk do të kenë asnjë rol”.

“Situata është e komplikuar, por nuk është dramatike... Serbët nuk kanë arsye të shqetësohen”, ka thënë Mihajloviç.

Ai i ka ftuar serbët e Kosovës të shmangin “provokimet”, sepse kështu - sipas tij - “do të ndihmohet pushteti në Prishtinë dhe qëllimet e tyre”.

“Nga serbët e veriut të Kosovës pres të ruajnë urtësinë, sepse nuk ka rrezik që qeveria e Prishtinës të instalohet në veri, pa marrë parasysh që Thaçi po mundohet ta shfaq këtë” ka theksuar më tej Mihajloviç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›