E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, policia dhe doganierët vendosen në veri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka konfirmuar për mediat vendore se doganierët dhe policët kufitarë janë vendosur në Jarinë dhe ka paralajmëruar veprim të ngjashëm edhe në Bërnjak.

Fillimisht, këta pjesëtarë, të shoqëruar edhe nga njësitet e policisë speciale të Kosovës, ishin pozicionuar mbrëmë në bazën e KFOR-it, Nothing Hill, në Leposaviç.

Duke marrë parasysh se rrugët në veri, dhe konkretisht ato që të çojnë drejt portave 1 dhe 31 janë të bllokuara, dërgimi i pjesëtarëve të organeve të Kosovës në pikat kufitare besohet se mund të realizohet vetëm përmes helikopterëve të KFOR-it.

Edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë për mediat serbe se policët dhe doganierët e Kosovës janë tashmë në dy pikat kufitare, 1 dhe 31 të Kosovës bashkë me policët e EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›