E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu,Rexhepi: Operacioni është kryer pa problem

Ministri i punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, tha se në pikat kufitare të veriut të Kosovës gjenden pjesëtarët e policisë dhe të doganës së Kosovës, bashkë me forcat e EULEX-it.
 

Rexhepi tha se operacioni është zbatuar para orës 8 dhe se vëzhgimi është kryer me helikopterë nga baza e KFOR-it në Leposaviç.
 

Sipas ministrit të punëve të Brendshme EULEX-i, do të zbatojë pjesën operative të punës, ndërsa zyrtarët kosovarë do të kenë rol teknik.
Ndër të tjera Rexhepi tha se operacioni është kryer pa probleme.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›