E Diel, 1 Nëntor 2026

Schwarzenberg: Serbët do të jenë gjithnjë fajtorë

Shefi i diplomacisë çeke, Karel Schwarzenberg, ka deklaruar se doganierët e Kosovës nuk mund të vendosen në kufi përara se të arrihet një marrëveshje në Bruksel dhe Washington.

“Nuk mund të besoj se në kufi do të dërgohen doganierët e Kosovës, para se Brukseli dhe Washington, të bien dakort në lidhje me këtë”, ka thënë ai.

Në pyetjen se kush do të jetë fajtor nëse ndodhin trazirat në veriun e Kosovës, ai thotë se nga përvoja e di se do të jenë serbët.

“Gjithmonë do të fajësohen serbët. Këtë e them nga përvoja” ka theksuar Schwarzenberg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›