E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja Berluskoni, vijojnë hetimet për skandalin seksual

Edhe pse kriza në Itali ka shkëputur disi vëmendjen nga skandali i Berluskonit, drejtësia italiane vijon të nxjerrë fakte të reja lidhur me skandalin seksual të kryeminsitrit. Prokurorët italinë kanë akuzuar 8 persona se i kanë siguruar prostituta Berluksonit gjatë festave të tij në qytetin jugor të Barit. Të dyshuarit akuzohen se kanë siguruar vajza të reja për “El kavaliren” dhe disa bashkëpunëtorët e tij në biznese. Avokatët e Berluskonit theksojnë se nuk kanë dijeni për aktivitetet e tetë personave të akuzuar. Ndërkohë që prokurorët kanë këmbëngulur se të dyshuarit kanë siguruar vajza të reja të paguara në këmbimit të marrëdhënieve seksuale me shpresën për përfitim të posteve dhe favoreve të ndryshme në punë. Arrestimi i këtyre tetë personave ka ardhur pas 3 viteve hetimi të një rrjeti të gjerë prostitucioni të udhëhequr nga biznesmeni barez Giampaolo Tarantini.
Gjithashtu media italiane ka publikuar emrat e vajzave që kanë qënë të përfshirë, ose janë kërkuar që të marrin pjesë në këtë rrjet. Ndër to janë emra të vajzave të spektakleve, por ajo që të bie më shumë në sy është emri i aktores së famshme italiane Manuela Arkuri, e cila sipas prokurorisë duket se ka refuzuar që të jetë pjesë e vajzave të Berluskonit.
Tarantini i gjente vajza Berluskonit për festat e tij, sipas prokurorisë dhe më pas telefonin njëri tjetrin për tu treguiar si kishte shkuar takimi. Ndër vajzat e kërkuara nga Berluskoni ka qënë edhe show girl Belen Rodrigues, e cila nuk ka mohuar faktin se ka qënë në festat e kryeminsitrit, por ajo ka deklaruar se ka refuzaur ftesat për darkë nga kryeminsitrit. Procesi kundër Berluskonit pritet të vijojë edhe më tej, ndërkohë gjithnjë e më shumë pjesë e tij bëhen emra të njohur të televizionit italian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›