Dani Alves vazhdon me Barcelonan

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 22:10
Pas shumë ditësh diskutimi, ka arritur vazhdimi i shumëpritur i kontratës në mes të Barcelonas dhe mbrojtësit të djathtë brazilian, Dani Alves.
Mungon vetëm nënshkrimi, por palët kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës për 4 vjet të tjera, deri më 30 qershor të vitit 2015.
27 vjeçari nuk pranonte ta vazhdonte kontratën me klubin katalunas me pagë të njëjtë. Me këtë rast lëvizën udhëheqësit e Barças dhe marrëveshja u arrit.
Për përfaqësuesin brazilian interesim kishte shfaqur Manchester City, por duket se e ardhmja e tij është e lidhur me Barcelonan.