E Shtunë, 31 Tetor 2026

Quaresma në shënjestër të Atleticos

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 21:08

Rikthehet në modë emri i Ricardo Quaresmas. Mesfushori portugez duket se ka përfunduar në shënjestër të Atletico Madridit.

Sipas mediave spanjolle, 27 vjeçari ka vendosur që të largohet nga Besiktasi gjatë verës.

Që nga transferimi i tij vitin e kaluar nga Interi, ish futbollisti i Barcelonës, Portos e Chelseas, ka shënuar 9 gola në kampionatin turk.

Përfaqësuesi portugez është këndellur në Turqi, pas dy viteve të fundit dështuese.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›