Sistem i kalbur si fytyre Gencit
1./ Nëntor 2011-qershor 2013 periudhë e rrezikshme
Henri Çili ka kohë që është kthyer de facto në tellallin e kryebashkiakut të Tiranës. Këtë javë në gazetën e tij Mapo sulmonte Jozefinën e Gjergj Fishtës me demek se po e kërdiste kjo e fundit buxhetin e shtetit duke kërkuar miliona dollarë në ngritjen e parlamentit të ri. Njëkohësisht godiste paksa me spond edhe në editorialin e tij të së mërkurës, katoliken Jozefinë të Luigj Gurakuqit, e cila ndryshe nga qetësia olimpike e Migjenit agravon situatën politike dhe përbën rrezik për fushatat e ardhshme elektorale të PD-së. Me një fjalë këshilla finale e Çilit të uetësë ishte strukja e Xhozit në postin e Presidentes së Republikës deri më 2017, ndërkohë PD-ja dhe klani i Luldhjaks Xhelal Bashës lundrojnë të qetë në detin e turbullt blu të tyre.
Ky rreshtim i parakohshëm rreth Jozit ose Lulit që po bëjnë militantët dhe sejmenët e oborrit duket sikur parandjell mospërpërfilljen e Doktorit dhe heqjen e emrit të tij nga lista e të gjallëve. Ditë pas dite koshienca e partisë qeverisëse po kthjellohet më tepër dhe duke parë se qelizat e logjikës së trurit të Berishës po ngordhin llahtarshëm me shpejtësi marramendëse, ata që përfituan më shumë prej tij po mundohen të struken dhe sistemohen për të papriturat e radhës. Rrënimin e demokratëve dhe bajatisjen e tyre me pushtetin nuk po e gërryen sa duhet lufta opozitare, por ashtu si bolshevizmit degradimin po ia strukturojnë bijtë e tij. Bilanci i kësaj vjeshte të ftohtë shqiptare konfigurohet si më poshtë:
-Rendi dhe lufta kundër krimit janë hapërdarë më keq se në veriun e Meksikës dhe Shqipëria pa frikë konsiderohet republika më e pasigurt e kontinentit. Policia e Shtetit i ka dalë prej duarsh drejtorit wikiliks Hysni Burgaj dhe të vetmen arritje të tij përmendim sistemimin e të birit te Akademia e Saukut.
-Ekonomia dhe financat e shqiptarëve po përpëliten më keq se ato greke dhe rubineti i remitancave të emigrantëve vetëm sa pikon për tharje buzësh. Parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare për vitin 2012 janë pesimiste dhe rritja ekonomike e këtushme parashikohet vetëm 1%. Borxhi dhe shpenzimet publike njohin vetëm rritje ndërsa ekonomia e familjeve të varfra dhe të mesme do të përkeqësohet. I vetmi lajm i gëzuar është rimartesa e kryefinancierit devolli Ridvan Bode, ndërkohë që borxhi publik në valutë të huaj shkon deri në 40% të GDP-së.
-Vdekjet dhe plagosjet në Bulqizë konkurrojnë bindshëm me minierat e Kongos ndërsa konkursi kombëtar Skrap(ar)ërim pa kufinj nën kujdesin e ministrit të MET(ë)E-s Nasip Naç(q)o po zhvillohet më këndshëm e më ethshëm se spektaklet e Vera Grabockës. Partia vogëlushe qeverisëse LSI pavarësisht se ka nën ombrellën e saj shëndetësinë, ekonominë, diplomacinë më tepër po fokusohet në zhbërjen e ekspertizave të videos së Lilit dhe përgjimeve të reja italiane sesa me përmbytjet e ardhshme të Shkodrës, katandisjen e spitaleve publike në spitale shpella partizanësh apo tulatjen haxhinase diplomatike të vendit.
-Ushtria jonë (që na i futi në NATO Xhorxhi, djali i Xhorxh Bushit nga Teksasi) nuk po përfillet fare nga nismat rajonale apo stërvitjet e përbashkëta dhe përfundimisht i doli nami dhe tymi ngaqë është kthyer si komunalet e qëmotshme ku punësoheshin për sevap qindra dembelë për të zhbllokuar një pusetë muti.
-Drejtësia në raport me krimin është katandisur si prezervativët e vegjël koreano-jugorë, e cila çahet sa herë vishet nga ndonjë kodosh mesdhetar. Edhe ato pak sakrifica aksionesh të shërbimit të inteligjencës dhe policisë vendase shumëzohen me zero sa herë fusin hundët gjykatat e apeleve dhe kasacioni në çështjen penale përkatëse. Pas atentatit të të ndjerit Skerdilajd Konomi dhe vrasjes në gjykatën e Lezhës është rritur ndjeshëm transferimi i parave nga bankat tona drejt Qipros, Luksemburgut dhe Zvicrës në emër të gjoja fëmijëve studentë të gjyqtarëve tanë plangprishës.
-Opozita ka minimizuar luftën politike vetëm me editorialet e Mero Bazes, Edi Ramës dhe agresivitetin llogarikërkues të deputetëve Braçe, Tahiri, Balla. Brenda koalicionit qeverisës po plaçkitet sa të jetë e mundur çdo aset a para publike dhe gjatë vitit 2012 parashikohet që lufta e heshtur e dy klaneve të PD-së të dalë mbi sipërfaqe. Berisha i tulatur nga dalja jashtë kontrollit e shëndetit të tij mendor dhe impakti i vakët që çliron tani në publik dhe brenda partisë së tij e ka të vështirë ti besojë suksesorit lulbash(kiak) gjithë pushtetin që ka akumuluar rreth vetes. Pranvera arabe dhe fikja e kolegëve të tij diktatorë ia kanë nxirë perspektivën dhe haluçinacionet e 1997-ës po e lenë përfundimisht pa gjumë. Tani e në vazhdim konsiderohet momenti më kritik jo vetëm për vendin, por edhe për individin. Komuniteti dhe opinioni publik duhet të jetë i vëmendshëm sepse lëngimi final i pashmangshëm i langoit të qeverisë patjetër që kërkon të kafshojë sa më shumë. Doktori e di se kjo është shfaqja e tij finale. Perdet e skenës nuk do të hapen kurrë për një tjetër show për të dhe plakja biologjike e tij po i rrudh jo vetëm fytyrën, por dhe fuqitë dhe shpresën. Sali Berisha e di se sa më larg pushtetit të qëndrojë aq më shumë i afrohet vdekjes politike, karrierës dhe vdekjes fizike. Si natyrë ekspresive dhe hakmarrëse nuk do të jetë më në gjendje të poshtërojë kundërshtarët, median dhe opozitën e deri në zgjedhjet e 2013 ka për të dëmtuar mjaft gjithçka që smund të marrë me vete në atë botë.
Berisha dhe familja e dinë tashmë që mortja dhe vakia e tij do të kthehen në një protestë mbarëpopullore dhe sulmet me domate dhe vezë që do i bëjnë shqiptarët arkivolit të tij do të jenë shprehje e dëshpërimit mbarëkombëtar kolektiv. Pavarësisht telegrameve ngushëlluese që do të mbërrijnë nga fansat dhe miqtë e tij të Tetovës, Prishtinës, Gjakovës, Stambollit, Kuvajtit protokolli i shtetit do ta ketë të vështirë të organizojë një ceremoni normale e të qetë si ajo e shokut Ramiz Alia.
Por faktikisht mua nuk më shqetëson vdekja e tij sepse të gjithë ne humanët e kemi të pashmangshme. Unë dua të di momentin final nëse Ai do të jetë i shtrirë si një pacient normal me maskë oksigjeni në hundë duke bërë dialogun e fundit me engjëjt e vdekjes në reanimacionin e Spitalit Amerikan të Laprakës apo do ta gjejë turma e irrituar brenda tubacioneve të fekaleve në bodrumet e kryeministrisë fshehur atje me pistoletën srbska dhuratë të Fazlliçit në duart që dridhen duke u lutur: Mos qëlloni, ju dua shumë, mos më qëlloni!!!
2./ Po Genci kush është?
Doni të dini se cilit Genc i përshtatet sinonimi në titullin e këtij opinion? Keni dy alternativa për ta përcaktuar llojin e fytyrës:
a-fytyrë në dukje e shëndetshme, por e skuqur nga gjaku i helmuar prej fibrave optike, braktisja dhe lëngu i turpit që qarkullon nëpër inde e damarë
b-fytyrë e esmere e vullkanizuar nga vlaga e vjedhjeve, poshtërsive, harbutërisë makute dhe pore të pjerdhura, të cilat nuk ka dermatolog dhe veteriner nga ministria e Bujqësisë tu bëjë derman.
facebook.com/bledi.mane
