E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daniel Nanskog u shpall “luftë” bardhebluve

 

Sulmuesi më i mirë i Stabaekut, Daniel Nanskog, ka theksuar për mediat norvegjeze se Tirana nuk ka asnjë shans të kualifikohet në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. Sipas tij përgatitja më e mirë fizike dhe fakti që takimi luhet në “Telenor Arena” janë tregues të rëndësishëm që do ta ndihmojnë Stabaekun drejt një fitoreje të thellë. “Nuk mendoj rezultat tjetër veç fitores në këtë sfidë. Tirana dha sa mundi në ndeshjen e parë dhe në tërësi rezultati 1-1 ishte i drejtë. Por tashmë ky rezultat na favorizon ne, që na mjafton dhe një barazim pa gola të shkojmë në turin tjetër. Sigurisht që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por mendoj se do të fitojmë bindshëm”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›