Danika Patrik fiton garen e pare
Eshte seksi dhe me forma trupore qe te lene pa fryme. Normalisht te gjithe po mendojne se behet fjale per ndonje modele, por ne fakt eshte nje pilote e garave me makina. E habitshme e? Por Danika Patrik ka menduar te shkunde boten. Njezetegjashte vjecarja nga Shtetet e Bashkuara eshte bere gruaja e pare qe ka fituar nje gare ne IndyCar. Amerikania ka dale e para ne Indy Japan 300, gare e zhvilluar ne pisten e Motegit. Danika Partik e ka marre kryesimin e gares ne xhiron e 198 nga 200 xhirot e parashikuara dhe e ka perfunduar garen perpara brazilianit Helio Kastroneves, i nisur nga pole-position, me vetem 5 sekonda avantazh. Ylli i skuadres Andretti Green Racing, ne garen e 50-te ne karriere, ka fituar fale nje strategjie perfekte: ka mundur te perfitoje nga ndalesat qe kane bere rivalet e saj ne fazat perfundimtare te gares gjate furnizimit te fundit me karburant. Sidoqofte, per piloten bukuroshe kjo fitore eshte me te vertete nje rezultat i madh, i arritur pas vitesh te tera perpjekjeje. Tani, me siguri, ajo do te kete me shume kerkesa per poza seksi me veshjen e saj te pilotes.