Hanri kerkon te kthehet ne Angli
Tierri Hanri kerkon te rikthehet e te luaje ne Premier Lige, mundesisht ne Londer. Kete e shkruan e perjavshmja "News of the World", duke treguar se ish-sulmuesi i Arsenalit ka folur per kete ceshtje me drejtuesit e Barcelones si dhe per projektet e tij te ardhshme, duke cituar "probleme personale" si ceshtje e deshires se tij per t'u rikthyer ne Angli pa bere akoma nje vit ne kampionatin spanjoll. Motivimi i vertete eshte i lidhur ngushtesisht me deshiren e tij per ta pare me shpesh vajzen Tea, duke qene se pas divorcit me gruan Kler Merri, vizitat e Hanrise ndaj vajzes kane qene shume te rralla, pasi edhe distanca ben te sajen. Nje situate qe e ka bere te vuaje shume kampionin francez sikurse e ka treguar edhe vete ne intervistat dhe qe e kane bere te mendohet gjate per nje rikthimin ne Londer dhe largimin e tij nga Spanja. Por, nje arsye tjeter jo me pak e dobet eshte edhe fakti se Hanri te Barcelona, nuk ka qene kurre ai i Arsenalit. Pak gola, shume konfuzion, shto ketu edhe ecurine aspak te mire ne kampionat te skuadres katalanase, kane bere tifozet blaugrana te mendojne se per Hanrine, parate jane hedhur kot.