Celsi, Avram Grant nen rrethim
Avram Grant? Jo, faleminderit! Ky eshte kuptimi i mesazhit qe ne perfundim te sezonit senatoret do t'i dergojne Roman Abramovicit per te treguar pakenaqesine e tyre kundrejt trajnerit izraelit dhe te asistentit te tij, holandezit Henk Ten Kate. Duke qendruar ne ate cka tregon "Sunday Mirror" dhe "Mail on Sunday", dhomat e zhveshjes te Celsit jane te mbushura me barut dhe gati te shperthejne nese Grant konfirmohet ne bankinen e bluve edhe per vitin tjeter. Jane te pakten tete lojtare te gatshem ta shperthejne luften, me te cileve emra te njohur si Mikael Esien, Didie Drogba dhe Frenk Lampard, dhe t'i kerkojne Abramovicit koken e trajnerit me te urryer ne historine e "Stamford Bridge". Nje pakenaqesi e konfirmuar nga shtypi nepermjet nje burimi anonim: "I vetmi unitet qe eshte, tregohet ne fushe dhe kjo per merite te lojtareve, por ata nuk jane te gatshem te presin me tej. Ai duhet te largohet". Por pronari i bluve nuk duket se ndan te njejtin mendim. Jo rastesisht ka shprehur besimin e tij ndaj trajnerit Grant, besim qe mund te kthehet ne kontrate afatgjate nese Celsi fiton Ligen e Kampioneve ne Moske.